Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16

Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16, shkruan sot e përditshmja Verdens Gang (VG), duke cituar kryeministrin norvegjez që po merr pjesë

Korrik 10, 2024 - 15:40
 0
Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16

Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16, shkruan sot e përditshmja Verdens Gang (VG), duke cituar kryeministrin norvegjez që po merr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington.

Dorëzimi është planifikuar të fillojë në vitin 2024, tha kryeministri Jonas Gar Stere, sipas Verdens Gang.

Presidenti ukrainas ka kërkuar vazhdimisht ndihmë sa i përket pajisjeve ushtarake, duke theksuar se të tilla dërgesa janë jetike për Ukrainë përballë një agresori si Rusia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.