78% e shqiptarëve në moshë të rritur kanë llogari bankare

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të premten në workshopin “Rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në SEPA, përfshirjes dhe edukimit financiar” se Banka e Shqipërisë vëren me kënaqësi një rritje të ndjeshme të përfshirjes financiare. Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrit kombëtar të llogarive rezulton se në vitin 2023, rreth 78% e […]

Qeshor 14, 2024 - 15:10
 0
78% e shqiptarëve në moshë të rritur kanë llogari bankare
Reklamë
Reklamë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të premten në workshopin “Rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në SEPA, përfshirjes dhe edukimit financiar” se Banka e Shqipërisë vëren me kënaqësi një rritje të ndjeshme të përfshirjes financiare.

Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrit kombëtar të llogarive rezulton se në vitin 2023, rreth 78% e popullsisë adulte zotëron një llogari bankare dhe kjo shifër mund të arrijë deri në masën 85% nëse përfshihen dhe llogaritë e pagesave të ofruara nga institucionet e parasë elektronike.

Rritja e përfshirjes financiare është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të pagesave elektronike. Më konkretisht, në vitin 2023, numri i pagesave elektronike për frymë arriti në 21, nga rreth 4 pagesa për frymë në vitin 2017.

Reklamë
Reklamë

Rritje të konsiderueshme kanë paraqitur pagesat me kartë duke arritur në 11 pagesa për frymë në vitin 2023, nga 5 pagesa për frymë që ishte ky tregues në vitin 2020.

Puna e përbashkët mund ta kthejë strategjinë e BSH-së për përfshirje dhe edukim financiar në një strategji kombëtare që do të bashkërendonte në nivel kombëtar iniciativat e të gjithë aktorëve, duke dhënë rezultate më të prekshme, tha Sejko.

Guvernatori komentoi edhe njëherë anëtarësimin e përshpejtuar në SEPA, që, sipas tij, është transformuar tashmë në një nga prioritetet kombëtare në kuadër të përmbushjes së Planit të Ri të rritjes së Bashkimit Evropian.

Ai tha se nga pikëpamja integruese e vendit, anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA garanton trajtimin e shtetasve shqiptarë në mënyrë të njëtrajtshme me ata evropianë në fushën e pagesave. Gjithashtu, ai garanton përputhshmërinë e tregut shqiptar të pagesave me legjislacionin dhe praktikat e Bashkimit Evropian për sa i përket Kapitullit 4 “Lëvizja e lirë të kapitalit”, duke kurorëzuar me sukses përpjekjet e vazhdueshme disavjeçare të Bankës së Shqipërisë si institucion përgjegjës për këtë kapitull.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.