Adnan Dibrani, deputeti i parë kosovar në Parlamentin Europian

Shqiptari nga Kosova, Adnan Dibrani, do të jetë eurodeputeti i parë kosovar që do të ulet për pesë vitet e ardhshme në Parlamentin Europian. Dibrani kandidoi nën siglën e socialdemokratëve të Suedisë, ku ai ka emigruar që në vitet ’90 dhe është angazhuar si qytetar aktiv. “Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të […]

Qeshor 10, 2024 - 09:55
 0
Adnan Dibrani, deputeti i parë kosovar në Parlamentin Europian
Reklamë
Reklamë

Shqiptari nga Kosova, Adnan Dibrani, do të jetë eurodeputeti i parë kosovar që do të ulet për pesë vitet e ardhshme në Parlamentin Europian.

Dibrani kandidoi nën siglën e socialdemokratëve të Suedisë, ku ai ka emigruar që në vitet ’90 dhe është angazhuar si qytetar aktiv.

Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,” njoftoi Besnik Tahiri, kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke ndarë edhe një foto personale me eurodeputetin e zgjedhur.

Reklamë
Reklamë

Në muajin prill, z. Dibrani u prit në Tiranë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, bashkë me politikanin tjetër suedez me origjinë shqiptare, Arbër Gashi.

Shqiptari i datëlindjes 1985, i lindur në Mitrovicë, u zgjodh në parlamentin suedez në vitin 2014 për të përfaqësuar zonën elektorale të Hallandit.

Ai është ekonomist me profesion, ndërsa në politikë ka hyrë nëpërmjet çështjeve që lidhen me biznesin e vogël dhe taksimin. Ai është edhe pjesë e bordit të Inspektimeve në Zyrën Suedeze të Audimit. /GE

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.