Analizë statistikore: Sulmi si bonus, por kyçi është mbrojtja!

Nga Eduard Zaloshnja Qysh kur shorti i Euro 2024 na vuri përballë Italisë, kam ekzekutuar dhjetëra mijëra simulacione statistikore në kompjuter (bazuar në një model simulacioni statistikor, që e kam ndërtuar me statistikat sportive të disponueshme publikisht në faqet e specializuara për futbollin në internet). E kam bërë këtë punë tejet intensive thjesht prej kureshtjes […]

Qeshor 11, 2024 - 10:30
 0
Analizë statistikore: Sulmi si bonus, por kyçi është mbrojtja!
Reklamë
Reklamë

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh kur shorti i Euro 2024 na vuri përballë Italisë, kam ekzekutuar dhjetëra mijëra simulacione statistikore në kompjuter (bazuar në një model simulacioni statistikor, që e kam ndërtuar me statistikat sportive të disponueshme publikisht në faqet e specializuara për futbollin në internet). E kam bërë këtë punë tejet intensive thjesht prej kureshtjes time statistikore, për të parashikuar probabilisht sesi mund të mbyllet kjo ndeshje kaq e rëndësishme për kombëtaren tonë.

Pas mbledhjes edhe të të dhënave stastikore të ndeshjes Itali-Bosnje, ekzekutova baterinë e rradhës me 10 mijë simulacione statistikore të përballjes Itali-Shqipëri (mund të jetë bateria e fundit, përveç rastit fatkeq që ndonjë nga futbollistët e rëndësishëm mund të dëmtohet në stërvitje).

Në pothuaj 4200 simulacione statistikore, nga 10000 gjithsej (pothuaj 42%), ndeshja përfundoi me rezultat pozitiv për kombëtaren tonë (32.1% barazim, ndërsa 9.88% fitore). Përkthyer në koeficient bastesh, probabilitetet e mësipërme do t’i korrespondonin koeficientit 2.38 për bastin X-2.

Futbollistët që “shënuan” më shpesh për Shqipërinë ndër 10 mijë simulacionet statistikore ishin Bajrami, Asani dhe Broja, por duhet theksuar se vetëm 15.8% e simulacioneve rezultuan me “gol të shënuar” nga ne, ndërsa në 84.2% të simulacioneve ne “nuk shënuam” dot.

Duke kaluar te portieri, mbrojtësit, dhe Ramadani e Asllani (që pozicionohen para tyre), ky grup rezultoi shpëtimtar për ne në pothuaj 42% të simulacioneve statistikore – ato që përfunduan me rezultat pozitiv tonin (barazim apo fitore). Kjo, pavarsisht nëse mbrojtës i djathtë ishte Hysaj apo Balliu, ose në portë ishte Berisha apo Strakosha. Sepse simulacionet statistikore dolën njësoj në secilin skenar.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Simulacionet statistikore bazohen në të dhënat e derisotme. Por të shtunën në mbrëmje mund të ndodhin gjëra të paparashikueshme. Një gafë fare e papritur e portierit apo e një mbrojtësi (tonit apo të tyrit) mund të prodhojë një gol që s’ka simulacion statistikor ta parashikojë. Ose një futbollist (i yni ose i tyre) i futur në minutat e fundit të ndeshjesh mund të shënojë një gol që realizohet një herë në 10 vjet nga një futbollist që s’pritet të shënojë… Futbolli është absolutisht gara më e vështirë për t’u parashikuar statistikisht – është një merimangë tejet e ndërlikuar ndërthurjesh probabilitare, nga minuta e parë deri në vërshëllimën përmbyllëse të arbitrit!

SHËNIM TJETËR: Sipas Transfermarkt, vlera totale e kartonëve të futbollistëve të kombëtares italiane është 7 herë më e madhe se e futbollistëve tanë…

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.