De Biasi paralajmëron Italinë: Me Shqipërinë nuk është e lehtë, ju tregoj pikat e forta

Sfida që po pritet me padurim nga gjithë tifozët shqiptarë ajo mes Italisë dhe Shqipërisë po afron çdo ditë dhe më shumë. Kombëtarja

Qeshor 10, 2024 - 20:00
 0
De Biasi paralajmëron Italinë: Me Shqipërinë nuk është e lehtë, ju tregoj pikat e forta
Reklamë
Reklamë

Sfida që po pritet me padurim nga gjithë tifozët shqiptarë ajo mes Italisë dhe Shqipërisë po afron çdo ditë dhe më shumë.

Kombëtarja shqiptare do të lujjë për herë të dytë në një kampionat europian, por interesi i mediave të huaja, veçanërisht atyre italiane është shumë i madh.

“Corriere Dello Sport” ka marrë në intervistë ish-teknikun e kombëtares shqiptare Giani De Biasi për të zbuluar më shumë rreth kuqezinjve, si dhe për t’i dhënë Spaletit “pikat” nga ku duhet të ketë më shumë kujdes.

Reklamë
Reklamë

De Biasi ka vlerësuar shumë ndeshjen e fundit të Shqiëprisë, atë me Azerbajxhanin, duke theksuar se arrinte të dilte në mënyrë perfekte në sulm, falë një kominimi të saktë pasimesh.

“Shqipëria mundi Azerbajxhanin 3-1, por ndeshja ishte mjaft e luftuar. Shqipëria më pëlqeu shumë për mënyrën se si dilte nga mbrojtja me rrjetë pasimesh”, ëhstë shprehur De Biasi.

Pika e fortë e Shqipërisë

Giani De Biasi ka vlerësuar shumë gjithashtu dyshen e mesfushës shqiptare Asllanin dhe Ramadanin, të cilët sipas tij dinë në mënyrë perfekte se si të shkatërrojnë sulmet kundërshtare. Por gjithnjë sipas De Biasit pika më e formtë mbetet Armando Broja, i cili mund të shënojë në çdo rast që i jepet, pa harruar këtu edhe Taulant Seferin dhe Jasir Asanin.

“Pika e fortë e Shqipërisë- Në mesfushë lojtarë si Asllani dhe Ramadani dinë mirë se si ndalohen aksionet, por edhe si t’i nisin ato. Ndërsa në sulm gjendet Broja, i cili kapitalizon ç’do shans që i paraqitet. Në krah të sulmit Seferi dhe Asani janë një garanci me fantazinë që kanë. I bëj thirrje Italisë së duhet të ketë kujdes edhe tifozët, të shtunën në Dortmund do të jenë të shumtë në numër”, vijoi më tej De Biasi.

Por ish-trajneri kuqezi ka vlerësuar edhe numrin një të stolit të Shqiëprisë, brazilianin nga “Lushnja”, Silvinjon.

Për De Biasin Silvinjo ëhstë një trajner që ka mësuar shumë, dhe di shumë mirë se si t’i zgjidhë situatat e vështira..

“Me aq sa e kemi parë Silvinjo nuk është një trajner, i cili qëndron pasiv. Skuadrat e tij luajnë hapur, por nuk duhet të harrojmë se ka qenë asistent i një strategu siç është Roberto Mançini”, përfundoi De Biazi për “Gazzetta dello Sport”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.