Hapen 15 qendra shëndetësore nga Divjaka në Ksamil: Shërbim 24 orë për turistët

15 qendra shëndetësore verore sezonale janë hapur në Rajonin e Vlorës që kap një vijë bregdetare nga Lushnja në Ksamil. Qendrat janë vendosur në Divjakë, Darzezë, Zvërnec, Plazh i Vjetër, Radhimë, Orikum, Palasë, Drimadhes, Dhërmi Fshat, Jalë, Himarë, Qeparo, Borsh, Ksamil 1 dhe Ksamil 2. Këtë vit vjen me risi shtimi i stafit mjekësor dhe […]

Qeshor 4, 2024 - 11:20
 0
Hapen 15 qendra shëndetësore nga Divjaka në Ksamil: Shërbim 24 orë për turistët

15 qendra shëndetësore verore sezonale janë hapur në Rajonin e Vlorës që kap një vijë bregdetare nga Lushnja në Ksamil.

Qendrat janë vendosur në Divjakë, Darzezë, Zvërnec, Plazh i Vjetër, Radhimë, Orikum, Palasë, Drimadhes, Dhërmi Fshat, Jalë, Himarë, Qeparo, Borsh, Ksamil 1 dhe Ksamil 2.

Këtë vit vjen me risi shtimi i stafit mjekësor dhe qëndrimi hapur dh shërbimi i pandërprere 24 orë. Ato do të qëndrojnë të hapura në shërbim të pushuesve për katër muaj më radhë, deri në datën 30 shtator.

Sipas shefes së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor Majlinda Gjika, masat janë marrë dhe qendrat kanë nisur punën, të kompletuara me staf dhe bazë materiale. “Janë pika e parë  ku klientit do t’i ofrohet shërbim. Kemi shtesë të burimeve njerëzore kryesisht në Drimadhe, në plazhin Dhërmi, Palasë“, tha ajo.

Fluksit gjithnjë e të shtuar të pushuesve vendas dhe të huaj, këto qendra do t’i përgjigjen në kohë dhe cilësi duke shënuar një hap të rëndësishëm si garanci për një sezon sa më të mbarë turistik në bregdetin e bukur shqiptar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.