Kërcënimet e Berishës ndaj prokurorëve të SPAK, reagon KLP: Ka mënyra demokratike për t’u ankuar

Këshilli I Lartë i Prokurorisë ka dalë në mbrojtje të prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai të cilët sulmohen publikisht nga Sali Berisha pasi po hetojnë dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani për të cilën Berisha akuzohet për korrupsion pasiv ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. “Këshilli […]

Nëntor 24, 2023 - 12:20
 0
Kërcënimet e Berishës ndaj prokurorëve të SPAK, reagon KLP: Ka mënyra demokratike për t’u ankuar
Reklamë
Reklamë

Këshilli I Lartë i Prokurorisë ka dalë në mbrojtje të prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai të cilët sulmohen publikisht nga Sali Berisha pasi po hetojnë dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani për të cilën Berisha akuzohet për korrupsion pasiv ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, KLP ka nënvizuar se mbështet prokurorët dhe iu bën thirrje të bëjnë punët e tyre të pashqetësuar nga këto fyerje.

Reklamë
Reklamë

Prej 20 nëntorit kur GJKKO firmosi masën ë sigurisë detyrim me paraqitje për Sali Berishën dhe arrestoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, ish kryeministri përmes deklaratave publike ka vijuar intimidimin publik ndaj prokurëve të cilët kanë në dorë dosjen e tij të hetimit për aferën e privatizimi të kompleksit Partizani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.