Mitsotaqis mbledhje me eurodeputetët fitues, Fredi Beleri del live nga burgu i Fierit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian. Pesë prej tyre ishin të pranishëm , ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri kanë marrë pjesë me telekonferencë. Kreu i qeverisë greke ka anuluar një udhëtim në Jordani dhe ka organizuar shumë […]

Qeshor 11, 2024 - 11:30
 0
Mitsotaqis mbledhje me eurodeputetët fitues, Fredi Beleri del live nga burgu i Fierit
Reklamë
Reklamë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.

Pesë prej tyre ishin të pranishëm , ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri kanë marrë pjesë me telekonferencë.

Kreu i qeverisë greke ka anuluar një udhëtim në Jordani dhe ka organizuar shumë takime me bashkëpunëtorët e tij për të përcaktuar shkaqet e humbjes së 1 milion votuesve të djathtë në zgjedhjet e së dielës për PE.

Reklamë
Reklamë

Madje flitet se në orët e ardhëshme deri ditën e premte ai mund të kryejë një reformatim të madh të qeverisë .

Gjithashtu thuhet se në analizat për dobësimin e Demokracisë së Re brenda 10 muajve ka luajtur rol mospjesmarrja në votime e një pjese të madhe të votuesve të qëndrës të cilët janë zhgënjyer nga politikat qeverisëse të konservatorëve muajt e fundit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.