Mjekrroshat e Lekës Selam Kumit dhunojne dy punonjës të një karburanti në zonën e ishkënetes

Mars 26, 2024 - 21:36
Mars 26, 2024 - 21:37
 0
Mjekrroshat e Lekës Selam Kumit dhunojne dy punonjës të një karburanti në zonën e ishkënetes
Reklamë
Reklamë

Një 26-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka dhunuar dy punonjës të një pike karburanti.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 13:00 në lagjen nr. 17/1.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve procedurale për kapjen e një 26-vjeçari që dhunoi ditën e djeshme, 2 punonjësit e një karburanti në lagjen nr. 17/1, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 26-vjeçarin, banues në Kavajë.

Reklamë
Reklamë

Ky shtetas, më datë 23.03.2024, rreth orës 13:00, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti  në lagjen nr. 17/1, Durrës, ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, njërit prej punonjësve të karburantit, një 62-vjeçar, i cili  ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit  që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik”.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.