Një Avokado në Ditë dhe i Thua Kardilogut ‘ik’

Kohët e fundit njerëzit janë fiksuar pas avokados, këtij fruti me tul kremoz si të gjalpit që ofron vlera të mrekullueshme për shëndetin por me kosto të mëdha në mjedis. Konsumi global i avokados luhatet diku tek 3-4 kg avokado për frymë/vit e disa njerëz konsumojnë më tepër duke ngrënë avokado çdo ditë. Në këtë […] The post Një Avokado në Ditë dhe i Thua Kardilogut ‘ik’ appeared first on AgroWeb.

Qeshor 11, 2024 - 17:20
 0
Një Avokado në Ditë dhe i Thua Kardilogut ‘ik’
Reklamë
Reklamë

Kohët e fundit njerëzit janë fiksuar pas avokados, këtij fruti me tul kremoz si të gjalpit që ofron vlera të mrekullueshme për shëndetin por me kosto të mëdha në mjedis.

Konsumi global i avokados luhatet diku tek 3-4 kg avokado për frymë/vit e disa njerëz konsumojnë më tepër duke ngrënë avokado çdo ditë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësojmë se çfarë ndodh në organizëm nëse konsumojmë avokado çdo ditë.

Reklamë
Reklamë

Mund Të Dobësoheni

Duke qenë se avokadot kanë një përmbajtje të lartë fibre dhe yndyrnash mono-të-pangopura, ato të ngopin shpejt dhe të mbajnë të ngopur për më gjatë, të paktën 3 orë.

Gjysmë avokado përmban 10 gramë yndyrna mono-të-pangopura dhe 5 gramë fibër.

Do Të Keni Dëshirë Për Më Shumë Fruta Dhe Perime

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që hanë avokado rregullisht janë më të prirur të duan të vazhdojnë trendin e ushqyerjes së shëndetshme duke ngrënë më shumë fruta dhe perime.

Ky kombinim është fitues, jo vetëm për shëndetin por edhe për rënien nga pesha sepse trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Një Avokado Në Ditë Dhe I Thua Kardilogut ‘Ik’

Avokado përmban kalium, një mineral që ul tensionin e gjakut.

Një filxhan çaji me copa avokado ofron 728 mg kalium, ose 300 mg më shumë se një banane mesatare.

Kaliumi pastron trupin nga kripa e tepërt, pastron enët e gjakut dhe mbron zemrën.

Përveç pastrimit të enëve të gjakut, avokadoja ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe e mban zemrën të shëndetshme.

Rreziku i Diabetit të Tipit 2 Ulet 

Studiuesit kanadezë kanë zbuluar se substanca avocatin B që gjendetk tek avokado pengon proceset qelizore që përbëjnë pikënisjen e diabetit të tipit 2.

Kjo substancë e bën trupin të përpunojë më mirë glukozën në gjak dhe të përmirësojë reagimin ndaj insulinës.

Sipas tyre, njerëzit që hanë avokado rregullisht përballen me një rrezik të ulët të ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe diabetit të tipit 2. /AgroWeb.org

The post Një Avokado në Ditë dhe i Thua Kardilogut ‘ik’ appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.