Nuk kaloi dot dëmtimin, Holanda mbetet pa De Jong në Europian
Frankie De Jong nuk do të jetë në gjendje të luajë për Holandën në Europianin e Gjermanisë. Mesfushori 27-vjeçar nuk ka mundur të
Frankie De Jong nuk do të jetë në gjendje të luajë për Holandën në Europianin e Gjermanisë. Mesfushori 27-vjeçar nuk ka mundur të kapërcejë problemin e dëmtimit dhe kështu Ronald Koeman nuk mund ta përfshijë në ekip.
Trajneri kishte vendosur t’i jepte kohë asit të Barcelonës, por rehabilitimi i ligamenteve të kyçit të këmbës nuk ishte sipas dëshirës dhe kështu ai tashmë është jashtë fushës.
De Jong, i cili ka 54 paraqitje dhe 2 gola për kombëtaren, ka qenë një lojtar kyç për Holandën në dy kompeticionet e fundit të mëdha, Euro 2021 dhe Kupën e Botës 2022. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?