Osmani e quan hero, Tony Blair i emocionuar në Kosovë: Çlirimi, gjëja e duhur

Ish-kryeministri britanik Tony Blair e nisi vizitën e tij në Kosovë me takimin kokë me kokë me presidenten Vjosa Osmani. Në përfundim të bisedës, kryetarja e shtetit, duke e falënderuar Blair për rolin e tij në çlirimin e Kosovës, deklaroi se ish-kryeministri mbetet hero ndërsa Kosova është një nga trashëgimitë e tij më të suksesshme. […]

Qeshor 10, 2024 - 14:30
 0
Osmani e quan hero, Tony Blair i emocionuar në Kosovë: Çlirimi, gjëja e duhur

Ish-kryeministri britanik Tony Blair e nisi vizitën e tij në Kosovë me takimin kokë me kokë me presidenten Vjosa Osmani. Në përfundim të bisedës, kryetarja e shtetit, duke e falënderuar Blair për rolin e tij në çlirimin e Kosovës, deklaroi se ish-kryeministri mbetet hero ndërsa Kosova është një nga trashëgimitë e tij më të suksesshme.

“Në vitin 99-ta, roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ishte vendimtar, ndaj sikurse atëherë që ishit hero i popullit të Kosovës dhe hero i lirisë dhe i demokracisë, edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe dhe të gjithë përkrahjen që ia keni dhënë Kosovës gjatë këtyre 25 viteve. Në prill të vitit 1999 e keni cilësuar intervenimin në Kosovë si një kauzë të drejtë e tillë ishte siç u dëshmua atëherë dhe siç dëshmohet edhe sot. Në pyetje ishte vet ekzistenca e një populli. Me forcat aleate të NATO-s ju na shpëtuat nga shfarosja që synohej nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit”, tha Vjosa Osmani.

Ndërsa ish-kryeministri Tony Blair deklaroi se vijon të jetë i bindur se ndërhyrja e NATO-s ishte veprimi i duhur në atë kohë.

“Atëherë isha i bindur se ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj të jem i bindur. Gjithashtu, tani jam i bindur se duhet t’u rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj. Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën jo vetëm për popullin e Kosovës. Pres me padurim që ta arrijmë ditën kur Kosova si komb i pavarur dhe sovran të marrë vendin e merituar në familjen e kombeve”, u shpreh Blair.

Pas takimit me presidenten Osmani, Blair u prit edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.