Problemet nga pishinat, kontroll 120 subjekteve për cilësinë e ujit dhe sasinë e klorit

Zgjidhni pishina që plotësojnë standardet, për të shmangur infeksionet e ndryshme. Thirrja vjen nga mjekët të cilët  do sezon veror përballen me shqetësimet e pacientëve nga uji i ndotur apo nga sasia e madhe e klorit. Fëmijët janë më të ndjeshmit, ndaj  prindërit duhet të bëjnë kujdes për çdo shqetësimi që mund të shfaqin në […]

Qeshor 9, 2024 - 14:35
 0
Problemet nga pishinat, kontroll 120 subjekteve për cilësinë e ujit dhe sasinë e klorit
Reklamë
Reklamë

Zgjidhni pishina që plotësojnë standardet, për të shmangur infeksionet e ndryshme. Thirrja vjen nga mjekët të cilët  do sezon veror përballen me shqetësimet e pacientëve nga uji i ndotur apo nga sasia e madhe e klorit.

Fëmijët janë më të ndjeshmit, ndaj  prindërit duhet të bëjnë kujdes për çdo shqetësimi që mund të shfaqin në lëkurë apo në  organe të tjera, thonë mjekët.

Me fillimin e sezonit të plazhit, 120 pishina verore  në qarkun e Tiranës po i nënshtrohen kontrolleve nga inspektoriati shëndetësor.

Reklamë
Reklamë

Cilësia e ujit dhe  prania e punonjësi I ndihmës së shpëjtë  janë kriteret kryesore që duhet të plotësojnë pishinat për të vijuar funksionimin.

Në rast shkeljesh do të ketë pezullime. Kreu i Inspektoriatit Shëndetësor ju bën thirrje subjekteve të zbatojnë kriteret dhe kushtet teknike të pishinave.

Ndërsa, qytetarëve ju kërkon të raportojnë për çdo problematikë që vënë re në këto ambiente pushimi.

Referuar kontrolleve të mëparshme, një nga problemet që konstatohet më shpesh në pishinat e kryeqytetit është mbidozimi i klorit dhe mosrespektimi i parametrave të ujit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.