Romeo dhe Heidi nisin bashkëjetesën? Ja ku po qëndron çifti

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi pas përfundimit të “Big Brother VIP” kanë nisur bashkëjetesën. Ndonëse lajmi nuk është konfimuar akoma nga çifti, disa burime për “Vip Magazine” kanë treguar se tashmë çifti po jetojnë së bashku. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë, ndërsa sipas medias çifti po […]

Qeshor 11, 2024 - 11:50
 0
Romeo dhe Heidi nisin bashkëjetesën? Ja ku po qëndron çifti
Reklamë
Reklamë

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi pas përfundimit të “Big Brother VIP” kanë nisur bashkëjetesën.

Ndonëse lajmi nuk është konfimuar akoma nga çifti, disa burime për “Vip Magazine” kanë treguar se tashmë çifti po jetojnë së bashku.

Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë, ndërsa sipas medias çifti po planifikojnë pushimet e tyre këtë verë.

Reklamë
Reklamë

Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëri-tjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media.

Me pjesëmarrjen në koncertin e Alban Skënderaj, e gjithë vëmendja e fansave ishte te çifti, ndërsa ata u shfaqën duke kërcyer dhe kënduar të përqafuar së bashku.

Historia e dashurisë së Romeos dhe Heidit nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku dyshja u njohën dhe krijuan një romancë së bashku. Ndonëse në rrjet u aludua se ata do të ndahen me mbarimin e spektaklit, çifti ua kanë “mbyllur gojën” të gjithëve duke treguar se ata po e shijojnë dashurinë e tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.