Stuhia më e fortë gjeomagnetike në 20 vite pritet të godasë Tokën

Një stuhi e rrallë gjeomagnetike pritet të godasë Tokën në fundjavë dhe është parashikuar të shoqërohet me luhatje në furnizimin me energji, internet dhe në fluturime. Agjencia amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën njoftoi të enjten, për herë të parë që prej janarit 2005, se stuhia e shkallës G4 (e rëndë) do e humbasë fuqinë të […]

Maj 10, 2024 - 14:45
 0
Stuhia më e fortë gjeomagnetike në 20 vite pritet të godasë Tokën
Reklamë
Reklamë

Një stuhi e rrallë gjeomagnetike pritet të godasë Tokën në fundjavë dhe është parashikuar të shoqërohet me luhatje në furnizimin me energji, internet dhe në fluturime.

Agjencia amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën njoftoi të enjten, për herë të parë që prej janarit 2005, se stuhia e shkallës G4 (e rëndë) do e humbasë fuqinë të shtunën dhe të dielën. Shkalla G shpreh aktivitetin gjeomagnetik global ose luhatjet në fushën magnetike të planetit nga G1 (shkallë e ulët) në G5 (ekstrem). Këtë herë mendohet se vijnë si pasojë e disa shpërthimeve të forta në sipërfaqen e Diellit gjatë ditës së mërkurë.

Sipas Byrosë australiane të Meteorologjisë, impakti në Tokë do të jetë rreth orës 8 mbasdite ose në orët e para të së shtunës për vendet europiane. Stuhia parashikohet të zgjatë deri të hënën në mesditë.

Reklamë
Reklamë

Stuhitë gjeomagnetike nuk konsiderohen të rrezikshme për trupin e njeriut, por kur janë të fuqishme ndërhyjnë në frekuencat satelitore dhe të telekomunikimit.

Prej stuhisë mund të ketë edhe një shfaqje spektakolare me drita në qiell ose aurora në shumicën e hemisferës veriore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar,” njoftoi agjencia britanike e meteorologjisë.

Në vitin 2015, kur Administrata amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën bëri lajmërimin, Toka u godit nga një stuhi e ngjashme 15 minuta më vonë, duke prekur frekuencat e larta radiofonike për shkak të elektroneve të ngarkuara me energji në fushën e fortë magnetike. Atëherë nuk pati ndikim te furnizimi me internet, siç theksohet në lajmërimin e fundit. /ABCMetro

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.