Tapet i kuq për Ramën në Prishtinë, Vjosa Osmani pret kryeministrin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për takimin me presidenten Vjosa Osmani, i pari takim që hap agjendën e javës së Çlirimit të Kosovës. Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri italian Massimo D’Alema. Pas takimit kokë me kokë me Osmanin, Rama dhe D’Alema do të jenë në konferencën “Rugova dhe Perendimi” e […]

Qeshor 10, 2024 - 09:05
 0
Tapet i kuq për Ramën në Prishtinë, Vjosa Osmani pret kryeministrin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për takimin me presidenten Vjosa Osmani, i pari takim që hap agjendën e javës së Çlirimit të Kosovës. Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri italian Massimo D’Alema.

Pas takimit kokë me kokë me Osmanin, Rama dhe D’Alema do të jenë në konferencën “Rugova dhe Perendimi” e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova për të shënuar kontributin e ish-presidentit të ndjerë në shtetndërtimin e Kosovës dhe rolin e ndërkombëtarëve.

Presidentja Osmani pas takimit me Ramën do të takohet edhe me ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Më pas Blair do të ketë një takim kokë me kokë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe do t’i drejtohet deputetëve në një seancë të veçantë të Kuvendit të Kosovës.

Pas seancës, ish-kryeministri britanik do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.