Teknologjia dixhitale krijon pamjen e gruas 2200-vjeçare

Pamja e zonjës Xin Zhui, një aristokrate 2200-vjeçare e mumifikuar nga Kina qendrore, është rikrijuar në formë dixhitale, duke dhënë një ide se si dukej ajo në moshën 35-vjeçare. Muzeu Hunan në Changsha, në provincën Hunan të Kinës qendrore, publikoi imazhin e një figure dixhitale 3D të Xin Zhui, një nga mumiet më të famshme […]

Maj 19, 2024 - 11:40
 0
Teknologjia dixhitale krijon pamjen e gruas 2200-vjeçare
Reklamë
Reklamë

Pamja e zonjës Xin Zhui, një aristokrate 2200-vjeçare e mumifikuar nga Kina qendrore, është rikrijuar në formë dixhitale, duke dhënë një ide se si dukej ajo në moshën 35-vjeçare.

Muzeu Hunan në Changsha, në provincën Hunan të Kinës qendrore, publikoi imazhin e një figure dixhitale 3D të Xin Zhui, një nga mumiet më të famshme në botë të gjetura në ujë, shkruan “Xinhua”.

Imazhi përbëhet nga një figurë e ulur e një gruaje me flokë të mbështjellë dhe grim delikat, që përfaqëson pamjen e mundshme të gruas fisnike në moshën 35-vjeçare.

Reklamë
Reklamë

Gjithashtu është bërë publik edhe një rikrijim dixhital i fytyrës në moshën 50-vjeçare të Xin Zhui, mosha e përafërt e vdekjes.

Imazhi dixhital u krijua bazuar në skanimet me rreze X të kafkës të kryera pas gërmimit të kufomës rreth pesë dekada më parë, së bashku me vëzhgimin në vend dhe të dhënat historike, deklaroi Duan Xiaoming, drejtor i muzeut.

foto nga CFP

Varri i zonjës Xin Zhui në Muzeun Hunan / foto nga CFP

Muzeu nisi projektin për dixhitalizimin e Xin Zhui tetorin e kaluar. Ekspertët kryesorë në rindërtimin e fytyrës u ftuan për të prodhuar një skulpturë të fytyrës së saj, e cila ndihmoi një firmë teknologjike të krijonte një model dixhital të zonjës 50-vjeçare.

Teknologjia e inteligjencës artificiale u përdor më pas për të krijuar një version të rinovuar në moshën 35-vjeçare.

Zonja Xin Zhui ishte gruaja e kancelarit të mbretërisë Changsha gjatë dinastisë Han perëndimore (202 pes-25).

Trupi i saj i paprekur me muskuj dhe qerpikë elastikë u nxor në vitin 1972 nga një arkivol i zhytur në ujë në varret Mawangdui, ku janë varrosur edhe bashkëshorti dhe djali i saj.

Në mars, arkeologët kinezë publikuan fytyrën e rindërtuar të një zyrtari të rangut të ulët në dinastinë Qin (221 pes-207 pes), bazuar në mbetjet skeletore dhe objektet e varrimit. (Irma)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.