Tentoi të fuste në Shqipëri 15 000 euro të padeklaruara, procedohet 49-vjeçari malazez

Një shtetas malazez është ndalur në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap duke tentuar të fuste në vendin tonë një shumë parash prej 15 mijë euro të padeklaruara. Policia thotë se ka sekuestruar sasinë e parave, ndërsa u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez F. D., […]

Qeshor 11, 2024 - 16:40
 0
Tentoi të fuste në Shqipëri 15 000 euro të padeklaruara, procedohet 49-vjeçari malazez
Reklamë
Reklamë

Një shtetas malazez është ndalur në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap duke tentuar të fuste në vendin tonë një shumë parash prej 15 mijë euro të padeklaruara.

Policia thotë se ka sekuestruar sasinë e parave, ndërsa u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez F. D., 49 vjeç, banues në Ulqin, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi: 

Reklamë
Reklamë

Tentoi të fuste në Shqipëri, 15 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 49-vjeçari (shtetas malazez).

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin malazez F. D.

Gjatë kontrollit u gjetën 15 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez F. D., 49 vjeç, banues në Ulqin, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.