Turistët sollën 788 milionë euro: Vetëm në tre muajt e parë të 2024, rritja me 28% në krahasim me 2023

Në tre muajt e parë të vitit, turistët kanë sjellë në Shqipëri 788 milion euro me rritje 28% rritje nga një vit më parë. Shifrat nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm pagesat e bëra për sektorin e shërbimeve kanë sjellë të ardhura më të larta se të turistëve. Shifrat e […]

Qeshor 10, 2024 - 20:25
 0
Turistët sollën 788 milionë euro: Vetëm në tre muajt e parë të 2024, rritja me 28% në krahasim me 2023
Reklamë
Reklamë

Në tre muajt e parë të vitit, turistët kanë sjellë në Shqipëri 788 milion euro me rritje 28% rritje nga një vit më parë.

Shifrat nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm pagesat e bëra për sektorin e shërbimeve kanë sjellë të ardhura më të larta se të turistëve.

Shifrat e ardhura nga bumi turistik vijnë në të njëjtin trend edhe me rritjen e numrit të hyrjeve në Shqipëri. Nga raporti mes numrit të turistëve dhe shpenzimeve të tyre rezultoi se shpenzimi mesatar për person i një të huaji është 513 euro, ndjeshëm më ulët se mesatarja evropiane.

Edhe shpenzimet e shqiptarëve për pushime jashtë shtetit janë rritur, ndërsa në tre muajt e parë janë harxhuar 521 milion euro apo 17% më shumë se një vit më parë.

Nga krahu tjetër në tre muaj erdhën edhe 242 milion euro si remitanca nga emigrantët me rritje 12% nga një vit më parë.

Ndërkohë edhe pse me përmirësim nga të ardhurat e turistëve, llogaria korrente ka regjistruar një vlerë negative nga më të lartat në tre vitet e fundit, që do të thotë se 371 milion euro më shumë dolën jashtë vendit. Kjo si ndikim edhe i uljes së eksportit të mallrave që ka qenë me shifra dyshifrore në këtë fillimvit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.