Netanyahu shpërbën kabinetin e luftës pas dorëheqjes së Gantz dhe Eysenkot

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shpërbërë kabinetin gjashtë anëtarësh të luftës, tha të hënën një zyrtar izraelit, në një lëvizje gjerësisht të pritshme

Qeshor 17, 2024 - 11:35
 0
Netanyahu shpërbën kabinetin e luftës pas dorëheqjes së Gantz dhe Eysenkot

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shpërbërë kabinetin gjashtë anëtarësh të luftës, tha të hënën një zyrtar izraelit, në një lëvizje gjerësisht të pritshme e cila erdhi pas dorëheqjes se ish-gjeneralit centrist Benny Gantz.

Netanyahu tani pritet të zhvillojë konsultime për luftën në Gaza me një grup të vogël ministrash, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer, të cilët kishin qenë në kabinetin e luftës.

Kryeministri ishte përballur me kërkesat nga partnerët nacionalistë-fetarë në koalicionin e tij, ministri i Financave Bezalel Smotrich dhe ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, për t’u përfshirë në kabinetin e luftës, një veprim që do të kishte intensifikuar tensionet me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Forumi u formua pasi Gantz iu bashkua Netanyahut në një qeveri të unitetit kombëtar në fillim të luftës në tetor dhe gjithashtu përfshiu partnerin e Gantz-it, Gadi Eisenkot dhe Aryeh Deri, kreun e partisë fetare Shas, si vëzhgues.

Gantz dhe Eisenkot të dy u larguan nga qeveria javën e kaluar. Ata thanë se Netanyahu dështoi të formonte një strategji lufte në Gaza./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.