NATO gati për luftë, çfarë pritet të ndodhë në vijim

NATO duket se është duke u përgatitur për luftë gjatë dekadës së ardhshme. Në samitin e 75-vjetorit që u mbajt në SHBA,  Sekretari

Korrik 10, 2024 - 12:15
 0
NATO gati për luftë, çfarë pritet të ndodhë në vijim
Reklamë
Reklamë

NATO duket se është duke u përgatitur për luftë gjatë dekadës së ardhshme.

Në samitin e 75-vjetorit që u mbajt në SHBA,  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në largim Jens Stoltenberg u shpreh se agresioni rus nuk mund të shmanget pa pasur një luftë.

“Nuk ka opsione pa kosto me një Rusi agresive si një fqinj, nuk ka opsione pa rrezik në një luftë.

Reklamë
Reklamë

Kostoja më e madhe dhe rreziku më i madh do të jetë nëse Rusia fiton në Ukrainë, nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha ai.

Por edhe zyratrë të lartë perëndimorë, përfshirë Gjermaninë , Poloninë dhe Suedinë ishin në të njëjtën linjë. Ata theksuan se anëtarët e NATO-s duhet të jenë gati për luftë brenda dekadës së ardhshme.

Duke u përballur me një nevojë të shtuar për të rritur retorikën e tyre dhe për të treguar se janë seriozë për të qenë në gjendje të pengojnë Rusinë nëse është e nevojshme, udhëheqësit e NATO-s në Uashington këtë javë po kërkojnë për të treguar një histori bindëse parandaluese.

Ata shpresojnë se mesazhi i tyre mund të ketë edhe më shumë peshë në tokën amerikane, me perspektivën e kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të nëntorit. Ata kanë frikë se kjo mund të nënkuptojë një zbutje të mundshme të kontributeve të SHBA-së për të mbështetur Ukrainën dhe sigurinë e vendeve individuale të NATO-s.

Planet e reja të mbrojtjes të NATO-s do të kërkojnë gjithashtu “formacione më të mëdha tokësore dhe veçanërisht më shumë aftësi kyçe, të tilla si mbrojtja ajrore dhe raketore, zjarre me saktësi të thellë, helikopterë luftarakë dhe logjistikë,” tha Oana Lungescu, bashkëpunëtore e shquar në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Udhëheqësit e NATO-s pritet të rinovojnë zotimin e tyre për të respektuar objektivin e aleancës për shpenzimet e mbrojtjes prej 2% të PBB-së në Uashington këtë javë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.