Gati paketa e dytë e mbështetjes për fermerët me rreth 22 milionë dollarë

Brenda këtij muaji pritet që të finalizohet edhe paketa e dytë e mbështetjes për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve, të cilët mbeten jashtë skemës në fazën e parë, për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve. Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar ka deklaruar se fondi që do të akordohet pritet të jetë në vlerën […]

Korrik 10, 2024 - 12:15
 0
Gati paketa e dytë e mbështetjes për fermerët me rreth 22 milionë dollarë
Reklamë
Reklamë

Brenda këtij muaji pritet që të finalizohet edhe paketa e dytë e mbështetjes për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve, të cilët mbeten jashtë skemës në fazën e parë, për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve.

Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar ka deklaruar se fondi që do të akordohet pritet të jetë në vlerën e 22 milionë dollarëve, duke e çuar në rreth 55 milionë dollarë mbështetjen për fermerët.

Akti Normativ parashikohet që të kalojë për miratim brenda këtij muaji, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhen publike edhe skemat lehtësuese, që do të aplikohen në mbështetje të agroturizimit në zonat malore të vendit.

Reklamë
Reklamë

Këtë vit fondi për skemat kombëtare të mbështetjes ishte rreth 33 milionë dollarë, ndërsa numri i aplikimeve arriti në më shumë se 71 mijë. Kjo bëri që një pjesë prej tyre të mbeteshin jashtë skemave. Këto familje të përjashtuara në fazën e parë, do të kenë mundësi që të përfitojnë përmes paketës së dytë, që do të bëhet aktive pas disa javësh.

Sipas Scan TV

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.