Plumba banesës së bashkëjetueses, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Një 28 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi qëlloi me pistoletë në drejtim të banesës së familjarëve të bashkëjetueses së tij në fshatin Bicaj. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e të riut, teksa në pranga ra dhe babai i tij pasi tentoi të pengojë zbulimin e […]

Korrik 10, 2024 - 14:00
 0
Plumba banesës së bashkëjetueses, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Një 28 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi qëlloi me pistoletë në drejtim të banesës së familjarëve të bashkëjetueses së tij në fshatin Bicaj.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e të riut, teksa në pranga ra dhe babai i tij pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti armën me të cilën qëlloi 28 vjeçari B. H. (A). si dhe 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion  dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.