VIDEO/ Dy shqiptarët duke dalë me thika nga zyra e gardianit, si e masakruan bashkëatdhetarin në burgun e Koridhalos

Alfons Ndoci 35-vjeç mbeti viktimë e një sulmi barbar në burgun e Koridhalos. Ngjarja e rëndë është shënaur në datën 26 qershor të

Korrik 10, 2024 - 14:50
 0
VIDEO/ Dy shqiptarët duke dalë me thika nga zyra e gardianit, si e masakruan bashkëatdhetarin në burgun e Koridhalos
Reklamë
Reklamë

Alfons Ndoci 35-vjeç mbeti viktimë e një sulmi barbar në burgun e Koridhalos.

Ngjarja e rëndë është shënaur në datën 26 qershor të këtij viti, ndërsa autorësinë e krimit e mori përsipër Xhuliano Halili.

Por mediat greke kanë publikuar së fundmi një video, ku duket qartë dhuna e ashpër ndaj të riut shqiptar nga një grup personash.

Reklamë
Reklamë

Fillimisht kanë qenë Xhuliano Halili dhe Etem Hoxha ata të cilët kanë dalë të armatosur me thika nga zyra e gardianit. Menjëherë sapo ata hyjnë në repart dhe mbyllet dera, ata nisin sulmin. Kjo ishte pika ku konflikti u përshkallëzua dhe Doci mori goditje me thikë në gjoks dhe në stomak.

Por pas publikimit të këtyre pamjeve të tmerrshme, mediat greke kanë ngritur disa pyetje.

Për videon e plotë klikoni këtu

Së pari, si ka mundësi që të burgosurit kanë lirshmëri për të hyrë dhe për të dalë nga zyra e gardianit të armatosur?

Së dyti, si kanë dalë të burgosurit nga reparti i tyre në orarin që është e ndaluar?

Së treti, pse Alfonso Doci qëndroi në burgjet e Koridhalos për një periudhë më të gjatë kohore kur nuk kishte asnjë gjyq në pritje dhe të gjithë e dinin se kishte mosmarrëveshje serioze mes tij dhe të tjerëve?

Dhe së katërti, si qëndrojnë indiferentë oficerët e burgjeve kur një vrasje po kryhet para syve të tyre? A nuk janë në gjendje të ndërhyjnë për të rivendosur rendin apo e kanë bërë këtë qëllimisht?/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.