Kryente blerje online me karta të rreme, arrestohet i riu në Tiranë, çfarë iu sekuestrua

Sektori i Hetimit të Mashtrimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës ka organizuar operacionin “Virtual Shade”, duke vënë në pranga një 25-vjeçar. I riu

Korrik 10, 2024 - 14:50
 0
Kryente blerje online me karta të rreme, arrestohet i riu në Tiranë, çfarë iu sekuestrua

Sektori i Hetimit të Mashtrimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës ka organizuar operacionin “Virtual Shade”, duke vënë në pranga një 25-vjeçar.

I riu raportohet se qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në institucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë.  

Policia ka rënë në gjurmët e tij, ndërsa i janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 laptop dhe 420 euro.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në intitucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë”, njofton policia.

Ai akuzohet për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.