Izraeli: 60% e militantëve të Hamasit janë vrarë ose plagosur

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Galand, bëri të ditur se 60% e militantëve të organizatës palestineze Hamas janë vrarë ose plagosur si rezultat i ofensivës

Korrik 10, 2024 - 14:50
 0
Izraeli: 60% e militantëve të Hamasit janë vrarë ose plagosur
Reklamë
Reklamë

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Galand, bëri të ditur se 60% e militantëve të organizatës palestineze Hamas janë vrarë ose plagosur si rezultat i ofensivës ushtarake izraelite në Gaza.

Duke folur në Parlamentin izraelit, ai tha gjithashtu se Izraeli kishte shpërbërë shumicën e 24 batalioneve që kishte krahu ushtarak i Hamasit në fillim të luftës.

Ndërkohë, negociatat për armëpushim mes dy vendeve ende vazhdojnë, por Izraeli ka deklaruar vazhdimisht se nuk do t’i japë fund luftës derisa Hamasi të eliminohet plotësisht dhe pengjet të kthehen në Izrael.

Reklamë
Reklamë

Nga ana tjetër, numri i civilëve të vrarë arrin shifrën 38,295./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.