Le Pen fajëson Macronin për ngërçin në krijimin e qeverisë së re franceze

Ndërsa koalicioni i majtë i Presidentit Emmanuel Macron dhe centristët përpiqen të formojnë qeverinë e re në Francë, udhëheqësja e ekstremit të djathtë,

Korrik 10, 2024 - 14:50
 0
Le Pen fajëson Macronin për ngërçin në krijimin e qeverisë së re franceze
Reklamë
Reklamë

Ndërsa koalicioni i majtë i Presidentit Emmanuel Macron dhe centristët përpiqen të formojnë qeverinë e re në Francë, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, tha të mërkurën se ngërçi politik i Francës qëndron vetëm tek Macron.

“Ne jemi në një moçal, askush nuk mund ta dijë se nga cila parti do të jetë kryeministri i ardhshëm ose çfarë politike do të ndiqet,” tha udhëheqësja e ekstremit të djathtë në një deklaratë për gazetarët pas mbërritjes së saj në Parlament.

Rezultati i papritur i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës që vendosi Frontin e Ri Popullor të krahut të majtë në vend të parë, por pa një shumicë absolute, e ka “zhytur” Francën në paqëndrueshmëri politike.

Reklamë
Reklamë

Udhëheqësit e të gjitha fraksioneve kanë hasur në vështirësi sa i përket negociatave lidhur me formimin e qeverisë, kjo për shkak të qasjeve të ndryshme.

Tensionet e brendshme janë shtuar gjithashtu pasi të gjithë kërkojnë të rrisin ndikimin në peizazhin e ri politik.

Çdo qeveri e së majtës, e qendrës apo e një koalicioni më të gjerë nuk do të ketë shumë shanse për të mbijetuar nëse nuk siguron mbështetje të mjaftueshme dhe të qëndrueshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.