Lëndët narkotike shkak për infarktet, fundjavat në QSUT të ngarkuara nga abuzuesit e drogës dhe alkoolit

Përdoruesit e lëndëve narkotike po “sulmohen” nga infarktet e miokardit ndërsa pijet alkoolike po sfidojnë shëndetin e shumë të rinjve në këto ditë temperaturash ekstreme.  Fundjavat janë ditët që urgjenca dhe shërbimi i kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza“  presin më shumë raste të abuzuesve më këto lëndë,  të cilat sipas mjekëve , sjellin […]

Korrik 10, 2024 - 15:10
 0
Lëndët narkotike shkak për infarktet, fundjavat në QSUT të ngarkuara nga abuzuesit e drogës dhe alkoolit
Reklamë
Reklamë

Përdoruesit e lëndëve narkotike po “sulmohen” nga infarktet e miokardit ndërsa pijet alkoolike po sfidojnë shëndetin e shumë të rinjve në këto ditë temperaturash ekstreme.  Fundjavat janë ditët që urgjenca dhe shërbimi i kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza“  presin më shumë raste të abuzuesve më këto lëndë,  të cilat sipas mjekëve , sjellin pasoja shumë të rënda për shëndetin.

Fundjavat në QSUT janë ditët që mjekët asistojnë më shumë individët që janë përdorues të lëndëve narkotike apo alkoolit për shkak të problemeve nga abuzimi më këto lëndë. Mjekët kardiologë të QSUT thonë së përdoruesit e lëndëve narkotike në veçanti po “sulmohen“ nga infarktet e miokardit.

Në gjendje të rënduar shëndetësore vijnë edhe përdoruesit e alkoolit të cilët si pasojë teprimit me pije alkoolike në këto temperatura ekstreme dehidratohen dhe e lënë trupin e tyre në gjendje të mjerueshme

Reklamë
Reklamë

Grup moshat më të prekura janë të rinjtë të cilët priren t‘i konsumojmë këto lëndë pas festave , koncerteve apo udhëtimeve nëpër skafe me shoqëri në fundjavë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.