Aksident në Greqi/ Furgoni del nga korsia dhe përplaset me makinën, humbin jetën dy persona, shoferi shqiptar…

Një aksident me dy të vdekur ka ndodhur në Rodos mesditën e së mërkurës. Aksidenti ka ndodhur në orën 12:30 të mesditës, në kilometrin e 4-të të rrugës nacionale Anatolikes Aktes – Aeroport. Sipas informacioneve, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, me dy britanikë në bord, në rrethana të paqarta ka devijuar nga […]

Korrik 10, 2024 - 16:20
 0
Aksident në Greqi/ Furgoni del nga korsia dhe përplaset me makinën, humbin jetën dy persona, shoferi shqiptar…
Reklamë
Reklamë

Një aksident me dy të vdekur ka ndodhur në Rodos mesditën e së mërkurës.

Aksidenti ka ndodhur në orën 12:30 të mesditës, në kilometrin e 4-të të rrugës nacionale Anatolikes Aktes – Aeroport.

Sipas informacioneve, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, me dy britanikë në bord, në rrethana të paqarta ka devijuar nga korsia drejt Falirakut dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar grek.

Reklamë
Reklamë

Nga mbetjet e dy automjeteve, greku dhe një britanik u gjetën të vdekur, ndërsa shqiptari dhe një britanik u plagosën dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos dhe po trajtohen në gjendje të rëndë.

Nëntë zjarrfikës me katër automjete kanë tentuar të nxjerrin personat në automjete

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.