”Gjeniu”, ”Përrallori” apo…/ Shtypit ndërkombëtar i “mbaron fantazia”, nuk gjen fjalë të përshkruajë Yamal

”Gjeniu”, ”përrallori” apo ”gjysmëperëndia” – shtypit ndërkombëtar i mungojnë fjalët për të përshkruar fenomenin spanjoll Lamine Yamal, lojtari i ndeshjes kundër Francës në gjysmëfinalen e Euro-2024 duke u bërë lojtari më i ri që shënonte në një turne madhor në moshën 16 vjeç e 362 ditë. Duke iu përgjigjur Rabiot që i bënte thirrje atij […]

Korrik 10, 2024 - 16:55
 0
”Gjeniu”, ”Përrallori” apo…/ Shtypit ndërkombëtar i “mbaron fantazia”, nuk gjen fjalë të përshkruajë Yamal
Reklamë
Reklamë

”Gjeniu”, ”përrallori” apo ”gjysmëperëndia” – shtypit ndërkombëtar i mungojnë fjalët për të përshkruar fenomenin spanjoll Lamine Yamal, lojtari i ndeshjes kundër Francës në gjysmëfinalen e Euro-2024 duke u bërë lojtari më i ri që shënonte në një turne madhor në moshën 16 vjeç e 362 ditë.

Duke iu përgjigjur Rabiot që i bënte thirrje atij të “bënte më shumë nëse donte të arrinte në finale”, mrekullia e FC Barcelona u përgjigj shkëlqyeshëm me atë gol, i paarritshëm edhe për Mike Maignan, përpara se t’i thoshte kamerës “fol ti, fol!”.

Adoleshenti mohon të ketë vënë në shënjestër mjedisin francez, por ai sqaroi se “fati i vendos të gjithë në vendin e tyre” dhe publikimi i tij i fundit në Instagram nuk la vend për dyshime’

Reklamë
Reklamë

”Përparoni në heshtje, flisni vetëm kur është koha”, shkruan Yamal.

Ato gjenden logjikisht në faqet e para të disa gazetave dhe websiteve.

“Lamine final” kryeson e përditshmja katalanase ”Mundo Deportivo”, e cila përshëndet në faqet e saj paraqitjen “brutale” të anësorit të FC Barcelona “në momentin kur Spanja kishte nevojë për të”, ndërsa Marca flet për “një gol për përjetësinë” dhe një foto “që ta verë në kornizë”.

Gazeta angleze ”The Times” shkon edhe më tej duke shkruar se “gjeniu i ndritshëm i Yamal e çon Spanjën në finale, ka ardhur gjysmëperëndia e radhës”, në të njëjtën mënyrë si ish-mbrojtësi i ”Mançester Junajtid” Rio Ferdinand, i cili shkroi në X “Lamine Yamal bën gjëra të paligjshme. Ai është vetëm 16 vjeç”.

Edhe shoku i tij i skuadrës Rodri vlerësoi adoleshentin katalanas.

“Jam shumë krenar për Lamine. Njerëzit do ta mbajnë golin, pamjen yjore të këtij djali 16-vjeçar. E ardhmja që e pret është e shkëlqyer. E përgëzova për angazhimin e tij në mbrojtje, ndeshjen e tij të plotë, ndihmën e vazhdueshme që ai dha”, tha ai.

”Ajo që pamë ishte një gjest brilant i prodhuar nga një gjeni”, përmblodhi trajneri spanjoll Luis De la Fuente.

Yamal, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 17-të këtë të shtunë më 13 korrik, tani po ëndërron për një dhuratë të mrekullueshme ditëlindjeje, një fitore në Euro të nesërmen.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.