Beleri, “vorioepirioti” i fundit …

Nga  Artur Ajazi I burgosuri nën akuzën e “blerjes së votave” Fredi Beleri, së fundi ka fituar të drejtën të jetë “eurodeputet” në Parlamentin Europin. Antishqiptari nga Labëria, i konvertuar në “grek”, “helen”, apo “vorioepiras”, sapo ka marrë lajmin e fitores së mandatit të “eurodeputetit”, i ngazëllyer, ka garantuar “vëllezërit e tij grekë” se “helinizmi […]

Qeshor 11, 2024 - 13:25
 0
Beleri, “vorioepirioti” i  fundit …
Reklamë
Reklamë

Nga  Artur Ajazi

I burgosuri nën akuzën e “blerjes së votave” Fredi Beleri, së fundi ka fituar të drejtën të jetë “eurodeputet” në Parlamentin Europin. Antishqiptari nga Labëria, i konvertuar në “grek”, “helen”, apo “vorioepiras”, sapo ka marrë lajmin e fitores së mandatit të “eurodeputetit”, i ngazëllyer, ka garantuar “vëllezërit e tij grekë” se “helinizmi do të fitojë, rrini të qetë, sepse unë do të bëj më të mirën për atdheun tonë dhe vorioepiriotët”. Një mesjetar si Beleri, që i “fryn zjarrit” të marrëdhënieve mes dy vendeve, do të drejtonte bashkinë e Himarës ? Një mediokër si ai, kërkon edhe sot “drejtësi”, kur është kapur me pazare votash. Një mesjetar  dhe mediokër si ai, ngulmon akoma dhe sot në 2024, rikthimin e problemit të “Vorioepirit”, dhe  kthimin e Himarës dhe zonave  të Jugut të Shqipërisë, shtetit grek. Pengu  dhe “mercenari” i  ish-liderit të opozitës së vjetër, njeriut që ç’nuk thotë për Edi Ramën lidhur me problemin e Kosovës, ka nisur të ngazëllehet nga qelia, pasi i duket se “ka fituar davanë me kryeministrin e Shqipërisë”. Një blerës votash, i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar, një antishqiptar bajat, një njeri i akuzuar për “sulm me armë ndaj Shqipërisë”, duhej të ishte dënuar të paktën për 5 ose 6 nene të Kodit Penal.

Një  dashakeqës dhe tinëzar, që synon keqësimin e  marrëdhënieve mes dy vendeve, meriton të vuajë  një dënim të zgjatur në qeli. Të ngresh probleme (pa shkak) mes dy vendeve tona, të thuash se “do t’ju pengojmë në rrugëtimin drejt BE-së, sepse keni burgosur Fredi Belerin”, do të thotë të ekspozosh vehten para opinionit publik grek, shqiptar dhe europian, si pjesë e shtresës më injorante të shoqërisë njerëzore. Sali Berisha dhe Rithemelimi, janë të vetmit fajtorë të situatave të rënduara që kaluan  dhe po kalojnë prej 1 viti marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kandidimi i Fredi Belerit, njeriu të akuzuar për disa vepra penale të kryera në Shqipëri, por edhe Greqi, ishte tradhëtia  më e madhe që ish-lideri i burgosur nga SPAK, i ka bërë Shqipërisë. Të përzgjedhës si “kandidat të opozitës”, njeriun më të urryer të Labërisë, Himarës dhe zonave minoritare, do të thotë të punosh dhe veprosh hapur kundër interesave tona kombëtare. Beteja e Belerit dhe Berishës me organet e drejtësisë, sapo ka nisur. Dalja hapur “pro Belerit, dhe kundër interesave tona kombëtare”, e ka prezantuar përfundimisht Berishën dhe Rithemelimin e tij, si personin dhe forcën politike më antishqiptare.

Reklamë
Reklamë

Të bëhesh me Belerin, dhe ti dalësh kundër Edi Ramës, Shqipërisë dhe drejtësisë së re, do të thotë të jesh pjesë e shërbimeve më famëkeqe, që punojnë intensivisht kundër interesave tona kombëtare. Dyshja “Beleri-Berisha”, janë dy karta të djegura, që politika dhe shqiptarët i kanë flakur me kohë në kosh. As që mendohet më ringritja e tyre politike, pasi shqiptarët e kanë zgjedhur rrugëtimin drejt mundësive brilande që ka hapur qeverisja e Edi Ramës, për jetën, familjen, dhe të ardhmen e vendit. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, kurrë nuk do të kalojë as nga Greqia, as nga “greku” Beleri, dhe më pak akoma nga ish-lideri që fjaloset me ithtarët e tij, çdo natë majë ballkonit. Politika e sotme e moderuar në Shqipëri, ka vite që është ndarë me injorancën krahinore, mesjetarizmin politik, dhe teoritë e vjetëruara të “helenizimit dhe rikthimin  e Verio-Epirit në tokë greke”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.