EULEX-i angazhon ekip të specializuar për veriun e Kosovës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dërgoi gjashtë këshilltarë policorë të cilët do të punojnë në katër stacionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Dislokimi është bërë të enjten dhe ka për qëllim përforcimin e kapacitetit këshillues dhe monitorues të këtij misioni, bëri të ditur EULEX, shkruan REL. [...]Read More...

Nëntor 24, 2023 - 12:26
Nëntor 24, 2023 - 13:25
 0
EULEX-i angazhon ekip të specializuar për veriun e Kosovës
Reklamë
Reklamë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dërgoi gjashtë këshilltarë policorë të cilët do të punojnë në katër stacionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Dislokimi është bërë të enjten dhe ka për qëllim përforcimin e kapacitetit këshillues dhe monitorues të këtij misioni, bëri të ditur EULEX, shkruan REL.

Dislokimi do të zgjasë fillimisht për dy muaj, me mundësinë e vazhdimit “derisa Misioni ta ketë krijuar një kapacitet afatgjatë këshillues policor në veri të Kosovës”.

Reklamë
Reklamë

“Në mënyrë të veçantë, ES e EULEX-it do ta këshillojë Policinë e Kosovës se si t’i kryejë më mirë aktivitetet e rregullta policore gjatë parandalimit dhe luftimit të krimit dhe ofrimit të sigurisë, duke e monitoruar gjithashtu respektimin e detyrimeve të tyre për të drejtat e njeriut, për t’i shërbyer komuniteteve që ata i mbrojnë dhe për ta rritur besimin e popullatës përmes punës policore të orientuar në komunitet”, njoftoi EULEX.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.