“Sterilizimi”/ GJKKO i kërkon SPAK zgjerim hetimesh, të hetohet edhe Shkëlqim Cani

Gjykata e Posaçme ka kërkuar nga SPAK të zgjerojë hetimet lidhur me aferën korruptive mbi koncesionin e sterilizimit. GJKKO ka kërkuar që hetimet

Nëntor 24, 2023 - 12:29
 0
“Sterilizimi”/ GJKKO i kërkon SPAK zgjerim hetimesh, të hetohet edhe Shkëlqim Cani

Gjykata e Posaçme ka kërkuar nga SPAK të zgjerojë hetimet lidhur me aferën korruptive mbi koncesionin e sterilizimit. GJKKO ka kërkuar që hetimet të përfshijnë edhe Shkëlqim Canin, ish-ministrin e Financave.

 

Gjithashtu GJKKO kërkon që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj t’i nënshtrohet sërish hetimit nga SPAK, pasi ka indicie se mund të ketë konsumuar edhe veprën penale të pastrimit të parave.

 

…”. Pra, në rastin konkret, ish Ministri i Financave z. Sh. C. ka ndihmuar në realizimin e qëllimit kriminal të personit nën hetim I.B. dhe vartësve të tij (personat nën hetim në të njëjtin procedim) për vijim e dhënies së konçesionit të sterilizimit në kundërshtim me ligjin fituesve të paracaktuar. Në rastin konkret personi nën hetim I.B. ka shërbyer si shtytës ndërsa z.Sh. C. në rolin e ndihmësit”, thuhet në dosjen GJKKO.

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe nuk i lejohet të largohet nga vendi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.