Gëlltit drogën për t’i shpëtuar policisë, 33-vjeçari dërgohet në spital

Një 33-vjeçar në Pogradec ka përfunduar në spital pasi ka gëlltitur një sasi kanabisi teksa po ndiqej nga policia. Uniformat blu në Pogradec kanë bërë të ditur se shtetasin E. Gj., 33 vjeç, në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të […]

Qeshor 11, 2024 - 13:20
 0
Gëlltit drogën për t’i shpëtuar policisë, 33-vjeçari dërgohet në spital
Reklamë
Reklamë

Një 33-vjeçar në Pogradec ka përfunduar në spital pasi ka gëlltitur një sasi kanabisi teksa po ndiqej nga policia.

Uniformat blu në Pogradec kanë bërë të ditur se shtetasin E. Gj., 33 vjeç, në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike kanabisi.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital”, njofton policia.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.