‘Grali i Shenjtë’ me vlerë 20 miliardë dollarë, Kolumbia fillon të eksplorojë anijen e mbytur

Qeveria kolumbiane ka filluar të eksplorojë një galion spanjoll të fundosur të shekullit të 18-të, të quajtur “Grali i shenjtë i anije-mbytjeve”. Kombi i Amerikës së Jugut ka shpallur gjithashtu një zonë të mbrojtur arkeologjike rreth galionit San José – i cili u fundos nga Marina Mbretërore Britanike në vitin 1708 në Detin e Karaibeve. […]

Maj 27, 2024 - 12:40
 0
‘Grali i Shenjtë’ me vlerë 20 miliardë dollarë, Kolumbia fillon të eksplorojë anijen e mbytur
Reklamë
Reklamë

Qeveria kolumbiane ka filluar të eksplorojë një galion spanjoll të fundosur të shekullit të 18-të, të quajtur “Grali i shenjtë i anije-mbytjeve”. Kombi i Amerikës së Jugut ka shpallur gjithashtu një zonë të mbrojtur arkeologjike rreth galionit San José – i cili u fundos nga Marina Mbretërore Britanike në vitin 1708 në Detin e Karaibeve.

Anija, pronësia e së cilës mbetet e kontestuar, po mbante një nga ngarkesat më të mëdha të sendeve me vlerë të humbura ndonjëherë në det, kur u sulmua pak jashtë qytetit kolumbian të Kartagjenës.

Ai vlerësohet të ishte i ngarkuar me 20 miliardë dollarë thesar. Në atë kohë, anija po transportonte ngarkesën e saj të çmuar për tek mbreti spanjoll, për ta ndihmuar këtë të fundit me pagesa për luftën e tij kundër britanikëve.

Pothuajse 600 anëtarë të ekuipazhit u mbytën bashkë me anijen. Faza e parë e projektit kërkimor – e përshkruar si një “fazë e karakterizimit” – do të përdorë sensorë të largët për të shfaqur imazhe të vendit për të ndërtuar një inventar të materialit arkeologjik në shtratin e detit.

Robotët nënujorë do të marrin gjithashtu imazhe dhe informacion rreth mbytjes së anijes, të cilat do të përdoren për studime akademike, tha Instituti Kolumbian i Antropologjisë dhe Historisë.

“Fazat pasuese do të varen nga ajo që del në dritë në këtë fazë të parë të projektit,”, shtoi Instituti.

Titulli i projektit përkthehet “drejt zemrës së galionit të San José”. Juan David Correa, ministri i kulturës i Kolumbisë, e përshkroi ekspeditën eksploruese si “të paprecedentë”.

Qeveria kolumbiane ka thënë se shpallja e zonës si zonë e mbrojtur do të lejonte ruajtjen e saj, duke pasur parasysh “vlerën e lartë shkencore dhe të trashëgimisë”.

Kolumbia njoftoi zbulimin e rrënojave në vitin 2015 – por ajo është subjekt i mosmarrëveshjeve ligjore të gjata mbi atë se kush zotëron përmbajtjen e anijes.

Kompania amerikane e shpëtimit, Sea Search Armada, është një nga palët që pretendojnë për të, siç ka bërë më parë edhe Spanja. Qeveria kolumbiane ka thënë se nuk janë planifikuar gërmime arkeologjike në fazën fillestare të projektit. BBC

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.