Holanda dëfrehet para Europianit, “Tulipanët” goleadë ndaj Islandës

Holanda shkëlqen para nisjes së kampionatit europian,. Tulipanët mundën 4 me 0 në miqësoren e fundit Islandën duke treguar se ndryshe nga parashikimet

Qeshor 11, 2024 - 15:10
 0
Holanda dëfrehet para Europianit, “Tulipanët” goleadë ndaj Islandës
Reklamë
Reklamë

Holanda shkëlqen para nisjes së kampionatit europian,. Tulipanët mundën 4 me 0 në miqësoren e fundit Islandën duke treguar se ndryshe nga parashikimet e deritanishme, në listën e pretendentëve te mëdhenj janë edhe ata.

Ishte në fakt i dyti sukses me të njëjtat shifra të thella 4 me 0 për “portokallinjtë” kundër një rivali si kombëtarja nordike e cila pak ditë më parë befasoi Anglinë duke e mundur në Uembli. Rezultati u zhbllokua në minutën e 23 kur talenti i Leipzig por në pronësi të PASG, Xavi Simons shënoi për të zotët e shtëpisë.

Deri në përfundim të pjesës së parë hero ishte portieri islandez Valdimarson që neutralizoi tre herë rastet e Depait. Mirëpo ai u dorëzua në pjesën e dytë kur Holanda dyfishoi me anë të Van Dajk përmes një shërbimi të Natan Ake në minutën e 49. Në vijim zgjohen miqtë të cilët patën dy mundësi me Bordarson dhe Ingason, e me të kaluar kjo frikë, Holanda i fundosi  falë golave të Malen dhe Veghorst.

Reklamë
Reklamë

Loja e bukur dhe dëfryese e skuadrës së Kuman, u sfumua vetëm nga  lajmet e këqija që erdhën nga infermieria. Kopmeiners u dëmtua në nxemje para se të niste takimi ndërsa Frenki de Jong duket se e ka humbur europianin tashmë, dy problem në fakt shumë serioze për Holandën  e cila në fazën e grupeve do të ketë punë me Poloninë, Austrinë dhe Francën. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.