Mitsotakis mbledh eurodeputetët, Fredi Beleri merr pjesë online nga burgu i Fierit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis priti në zyrën e tij Eurodeputetët që do të përfaqësojnë  Demokracinë e Re në Parlamentin Europian. Pesë prej

Qeshor 11, 2024 - 15:25
 0
Mitsotakis mbledh eurodeputetët, Fredi Beleri merr pjesë online nga burgu i Fierit
Reklamë
Reklamë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis priti në zyrën e tij Eurodeputetët që do të përfaqësojnë  Demokracinë e Re në Parlamentin Europian. Pesë prej tyre ishin të pranishëm, ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri, i cili është në burgun e Fierit, kanë marrë pjesë online.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Tasos Hatzivasiliou. Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë greke nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

“Në takimin me Eurodeputetët e sapozgjedhur të Demokracisë së Re, diskutuam për prioritetet e qeverisë në çështjet evropiane në prag të mandatit të ri parlamentar. Dua t’i përgëzoj dhe t’i uroj suksese në detyrat e tyre”, tha Mitsotakis.

Reklamë
Reklamë

Fredi Beleri, i  dënuar  për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian. Ai u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat ne zgjedhjet helene  dhe tashmë  është  një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.