Milan-Juventus manovra merkatoje, kuqezinjtë pëlqejnë Rabiot, bardhezinjtë duan Berardin
Kampionati europian nuk i ka ndaluar ekipet e mëdha të futbollit Italian të mendojnë për përmirësimin e organikave të lojtarëve për sezonin e
Kampionati europian nuk i ka ndaluar ekipet e mëdha të futbollit Italian të mendojnë për përmirësimin e organikave të lojtarëve për sezonin e ri futbollistik. Milan dhe Juventus janë dy skuadra në rindërtim e sipër, pasi do të kenë trajnerë të ri për sezonin e ardhshëm.
Të dyja klubet në fakt ende nuk i kanë prezantuar trajnerët e tyre edhe pse faktori dihet tashmë se Fonseca do të jetë në krye të kuqezinjve dhe Tiago Mota tek Juventus. Ende pa u veshur de juro kuqezi , portugezi Fonceca po dikton linjën e merkatos së Milanit, pasi klubi po bisedon dhe është në fazë të negociuar për blerjen e Zirkze nga Bolonja për fazën ofensive, mbrojtësin e djathtë Brazilian Toago santos dhe Fofana për mesfushën, të dy lojtarë që vijnë nga kampionati francez.
Mirëpo mediat italiane orët e fundit kanë publikuar një lajm për futjen surprizë të Milanit në bisedime për të marrë shërbimet e Rabio. Mesfushori i njohur francez ende nuk ka rinovuar me Juventusin dhe kuqezinjtë mund të jenë një opsion edhe pse paga vjetore 8 mln euro mund të konsiderohet një pengesë.
Juventus nga ana e vet, i ka sytë nga një tjetër mesfushorë, Kopeminers i Atalantes me holandezin që do të jetë pikë referimi për skuadrën e re të Tiago Motës, i cili dëshiron dhe tre emra të tjerë të paktën, Berardion e sasuolos, Di Gregorion e Monzes për portën si dhe kapitenin Napolit Di Lorenco. Interi është racional në merkato pasi boshtin e ekipit e ka dhe vetëm synon të pasurojë organikën. Përveç Zielinskit dhe Taremit, Gudmundson , sulmuesin i Xhenoves është objektivi numër një, pa lënë mënjanë edhe Josep Marrtinez dhe Bento për portën. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?