Shtylla drite që “zbrisnin” nga qielli, shpjegimi për fenomenin e pazakontë në Japoni

Banorët e Japonisë u shokuan nga pamja në qiellin e natës, ku nëntë shtylla drite që “vareshin” nga qielli ndriçuan të gjithë vendin. Pamja misterioze ndodhi më 11 maj, duke kujtuar skena nga një film fantastiko-shkencor. Pamjet shkaktuan habi dhe në shumë raste edhe frikë, por ka një shpjegim pas tyre. Fenomeni optik prodhohet kur […]

Maj 23, 2024 - 20:55
 0
Shtylla drite që “zbrisnin” nga qielli, shpjegimi për fenomenin e pazakontë në Japoni
Reklamë
Reklamë

Banorët e Japonisë u shokuan nga pamja në qiellin e natës, ku nëntë shtylla drite që “vareshin” nga qielli ndriçuan të gjithë vendin. Pamja misterioze ndodhi më 11 maj, duke kujtuar skena nga një film fantastiko-shkencor.

Pamjet shkaktuan habi dhe në shumë raste edhe frikë, por ka një shpjegim pas tyre. Fenomeni optik prodhohet kur drita natyrale ose artificiale përthyhet nga kristalet e akullit. Ndonjëherë, në temperatura shumë të ulëta, kristalet e akullit formohen shumë afër sipërfaqes së Tokës.

Reklamë
Reklamë

Burimi i dritës mund të jetë nga kudo: nga dielli, nga hëna apo ndriçimi rrugor.  Shfaqja e tyre është aq e rrallë sa në të kaluarën ato janë quajtur si UFO (Objekte Fluturuese të Paidentifikuara)./ CNN.gr

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.