Pse ai bën “304” me duar? Historia prekëse pas festimit të Yamal! E djathta ekstreme e quajit “pleh shumëkulturor”

Ai po jeton ëndrrën më të madhe të çdo adoleshenti. Lamin Yamal është fytyra kryesore e EURO 2024 . Jo vetëm për kombëtaren spanjolle, por edhe për të gjithë kompeticionin. Pak para se të mbushte 17-vjeç, golashënuesi më i ri në historinë e Euro-ve, “fëmija” i Barcelonës, bëri që i gjithë planeti të flasë për […]

Korrik 10, 2024 - 11:25
 0
Pse ai bën “304” me duar? Historia prekëse pas festimit të Yamal! E djathta ekstreme e quajit “pleh shumëkulturor”
Reklamë
Reklamë

Ai po jeton ëndrrën më të madhe të çdo adoleshenti. Lamin Yamal është fytyra kryesore e EURO 2024 . Jo vetëm për kombëtaren spanjolle, por edhe për të gjithë kompeticionin.

Pak para se të mbushte 17-vjeç, golashënuesi më i ri në historinë e Euro-ve, “fëmija” i Barcelonës, bëri që i gjithë planeti të flasë për golin historik që arriti ndaj Francës në gjysmëfinale. Mbrëmjen e së martës pasi e dërgoi topin në rrjetën e “gjelave” në minutën e 21-të të ndeshjes, ai vrapoi drejt pankinës së skuadrës së tij duke festuar krah bashkëlojtarëve.

Si pjesë e festës së tij, ai formon me gishta një 3, një 0 dhe një 4 (304). Dhe kjo për një arsye prekëse. Këto janë tre shifrat e fundit të kodit postar të lagjes Rocafonda (08304), një nga lagjet më të varfra në Katalonjë, të cilën e djathta ekstreme VOX e quajti “pleh shumëkulturor”.

Reklamë
Reklamë

Yamal u rrit në Rocafonda. Pjesa më e madhe e familjes së tij ende jeton atje. Në fakt, jashtë një furre të vogël buke, e drejtuar deri vonë nga kushërinjtë e tij dhe xhaxhai i Abdul, është një mural i Yamal i veshur me një fanellë të Barcelonës, i rrethuar nga flamujt e Marokut (vendi i origjinës së babait të tij) të Guinesë Ekuatoriale (nëna e tij) dhe Spanjës, ku ai lindi.

Rocafonda është një nga lagjet më të varfra në zonën Maresme të Barcelonës. Sipas INE [instituto nacional de statistica] pothuajse gjysma e familjeve që jetojnë atje janë në ekstrem të varfërisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.