Aksident i rëndë në Greqi, shoferi shqiptar humb kontrollin e furgonit dhe përplaset me 57-vjeçarin grek, dy të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rodos. Si pasojë dy persona kanë humbur jetën. Sipas medieve greke, një furgon

Korrik 10, 2024 - 16:05
 0
Aksident i rëndë në Greqi, shoferi shqiptar humb kontrollin e furgonit dhe përplaset me 57-vjeçarin grek, dy të vdekur
Reklamë
Reklamë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rodos.

Si pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Sipas medieve greke, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, në rrethana të paqarta ka devijuar nga kursi dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar grek.

Reklamë
Reklamë

Në makinë me shqiptarin ndodheshin edhe dy shtetas britanikë.

Shoferi grek dhe njëri nga shtetasit britanikë humbën jetën, ndërsa shqiptari dhe një britanik tjetër u plagosën dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos.

Mësohet se të dy ndodhen në gjendje të rëndë për jetën./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.