I fundit që u takua me Ervis Martinajn, lirohet nga burgu ish-polici Jeton Lami

Ish-oficeri i Operacionales Jeton Lami ka lënë qelinë të Dielën pasi ka përfunduar dënimin. Ai akuzohej për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn ndërkohë që ky i fundit ishte në kërkim. Lami u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” me 2 vite e 10 muaj burg dhe e fitoi lirinë pasi pjesën më të madhe të […]

Nëntor 24, 2023 - 12:47
 0
I fundit që u takua me Ervis Martinajn, lirohet nga burgu ish-polici Jeton Lami
Reklamë
Reklamë

Ish-oficeri i Operacionales Jeton Lami ka lënë qelinë të Dielën pasi ka përfunduar dënimin. Ai akuzohej për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn ndërkohë që ky i fundit ishte në kërkim.

Lami u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” me 2 vite e 10 muaj burg dhe e fitoi lirinë pasi pjesën më të madhe të dënimit e shlyu me kohën e paraburgimit.

Kujtojmë se Lami ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Teksa po hetohej për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt më 9 Gusht, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga agjenti i forcave operacionale në Policinë e Shtetit.

Reklamë
Reklamë

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.